Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Parisit për të parë finalen e madhe të UEFA Champion League.
Ai ka udhëtuar bashkë me djalin dhe gruan e tij për në kryeqytetin francez.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Drejtori i Komunikimit në qeverinë e Edi Ramës, Endri Fuga.
Fuga bën me dije se Rama nuk është nisur në Paris me asnjë grup biznesmenësh siç u raportua filimisht për Dosja.al, por shoqërohet nga Linda dhe Zaho Rama.
Ndërsa ftesën për të marrë pjesë, e ka nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin. Po ashtu, Fuga bën me dije se të gjitha shpenzimet, edhe kostot e fluturimit me linjën “Transavia” janë mbuluar gjithashtu nga Čeferin.
“Kryeministri nuk eshte nisur ne Paris me asnje grup biznesmenesh, por ka udhetuar sot me linjen Transavia me gruan dhe djalin, me ftese te Presidentit te UEFA-s dhe me te gjitha shpenzimet e mbuluara nga UEFA”, është shprehur Fuga.
Čeferin ishte i ftuar në Shqipëri pak ditë më parë, ku nga “Air Albania”, ndoqi finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit. Mesa duket i ka kthyer “nderin” Ramës, duke e ftuar në Paris për të parë nesër nga afër ndeshjen mes Real Madrid dhe Liverpoolit.