Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gjirokastër, nuk i ka kursyer as batutat, duke i prekur ata te pika më e fortë, ajo e kursimit.
Duke folur për kursimin e energjisë, Rama tha se vetëm në Gjirokastër nuk mund të bëhet ky muhabet. Më tej ai ka treguar edhe një batutë me frigoriferin, ku sipas tij, gjirokastritët kishin frikë të blinin frigorifer sepse nuk kishin siguri nëse drita brenda tij do fikej kur mbyllej dera.
“Nuk mund të lejojmë që inflacioni i luftës të gllabërojë komplet familjeve, do të bëjmë çmos që të rrisim më shumë pagat. Nuk mund të rrimë me drita hapur dreqi e mori, në Gjirokastër nuk duhet bërë fare ky muhabet. E bëjmë për ty më thanë se po të nderojmë, nuk mund të më nderoni me të kundërtën e asaj që them unë. E dini historinë e frigoriferit. Pse Gjirokastritët ndërtuan zahiret dhe nuk morën frigorifer? Se nuk kanë garanci që kur të mbyllin derën të fiket drita”, tha Rama.