Rama bën fushatë për ligjin e rrëzuar nga Meta: Refuzimi, absurd i presidentit

Presidenti Ilir Meta ka kthyer mbrapsht ligjin “Për bashkëqeverisjen”, duke i kërkuar Parlamentit që ta rishikojë, pasi sipas tij, bie ndesh me parimet e qeverisjes dhe se merren kompetencat e pushtetit lokal dhe të disa institucioneve, duke i përqendruar në dorën e kryeministrit.

Por kjo nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama që të bëjë një fushatë për ligjin e rrëzuar nga presidenti. Ai ka dalë në disa takime në qytete të ndryshme duke bërë promovuar një ligj të rrëzuar nga presidenti, duke dhënë kështu sinjale se mazhoranca nuk do të pranojnë propozimet e kreut të shtetit.

Sot Rama, pas Shkodrës, ishte në qytetin e Beratit, duke deklaruar se vendimi i presidentit ishte absurd.

Ligji do të hyjë në fuqi së shpejti sapo të shkojë në parlament pas refuzimit absurd që i bëri presidenti” tha Rama.

Madje nga janari i vitit të ardhshëm Rama lajmëron mbylljen e sporteleve dhe shërbimet të ofrohen online.

“Është një transformim epokal. Thjesht duhet të informojmë publikun që duhet t’i kthehet ekranit të smartphone e të harrojë sportelin. E gjithë marrëdhënia e shtetit ka korsinë e aplikimit online, nëse nuk ka marrë të drejtën ka ligjin e ankimimit online” tha Rama.

Më 30 nëntor 2021 presidenti riktheu ligjin në Kuvend duke shpresuar që socialistët të reflektojnë për të mos shkelur Kushtetutën. Meta hedh dyshime se me anë të krijimit të Agjencisë, qëllimi nuk është përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, por Rama kërkon të centralizoje pushtetin e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *