Kryeministri Edi Rama është shtruar mbrëmë me urgjencë në mesnatë pas një krize akute apandesiti.
Zyra e shtypit njofton se natën e mbrëmshme, pas kryerjes se disa testeve imazherike në qendrën spitalore universitare “Nene Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit per heqjen e appendiksit në orët e para të mëngjesit te sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekeve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë.