Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte me vajzat dhe gratë e Bulqizës.
Rama tha se qeveria do të mbështesë gratë kryefamiljare, duke i dhënë ndihmë ekonomike më tepër të tjerët.
Sakaq tha se taksat e larta të bizneseve do vendosen, për të grumbulluar para te buxheti i shtetit për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
“Ata që bombardojnë me gjithë llojet e helmeve dhe deformimeve dhe gjysme të vërteta, kanë filluar të bërtasin që po rriten gjobat për biznesin. Është e vërtetë ne do të rrisim gjobat, por jo për biznesin e vogël. Ne nuk i marrim taksa biznesit të vogël, por do të rrisim gjobat për sjellje të kundërligjshme për bizneset e mëdha. Këta na e ka thënë publiku te Këshillimi Ndërkombëtar. Bizneset e mëdha mos shmangen nga taksat. Ne do vendosim një takse të lartë, do u marrim një pjesë të fitimeve dhe do u a japim atyre që e kanë nevojë, siç janë gratë me ndihmë ekonomike dhe kane dy, 3 fëmijë. Nuk mundet dot ti lëmë gratë kryefamiljarë njësoj si tjerët. Gratë me ndihme ekonomike duhen mbështetur më shumë se tjerët. Një masë tjetër është rimbushim i shpenzimeve për shkollën e fëmijëve. Lë të po e studiojmë si do ta modelojmë, por përsëri duke nisur te gratë me tre fëmijë”, tha ai.