Rama bën tapë me raki japonezët: Prisni dhe pak dhe do telefononi gratë (Video)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim zyrtar në Japoni së bashku me disa prej ministreve të kabinetit, Ditën e sotme ai u takua me kryeministrin japonez të cilit iu bashkua për të theksuar nevojën dhe dëshirën për të forcuar marrëdhëniet  dypalëshe mes vendeve.

Pas takimit me homologun, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social “Instagram” teksa u ofron raki zyrtarëve japonezë dhe shkëmben batuta me to.

“Në fillim duhet të heqësh maskën. Nuk mund ta provosh me maskë. Kjo sepse nuk kemi gjetur ende një mënyrë për të pirë me maskë. Si fillim nuk ke nevojë të pish shumë. Po të hedh pak. Provoje. E shikon. Është 46% alkool. Do dhe pak? Po ta mbush prap, dhe merre gotën me vete. Prisni pak dhe për tre minuta do telefononi bashkëshortin” – dëgjohet të thotë Rama në video.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *