Debate të ashpra priten këtë të enjte në seancën plenare të Kuvendit.
Mësohet se do të ketë një përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi në sallë do të jenë të pranishëm Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama.
Në axhendë është parashikuar ndër të tjera edhe një seancë pyetje-përgjigje nga ana e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa.
RENDI I DITËS:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 21.04.2022.
- Njoftime
- Seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Brendshëm, Z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputetja Znj. Ina Zhupa.
- Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave
- Raport vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021.
- Raport vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.
- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.
- Projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.
- Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.
- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin”.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës