Bjeshkët e Namuna në Tropojë janë bërë një pikë e njohur për aventurierët dhe dashamirësit e natyrës shqiptare.
Kryeministri Edi Rama shpërndau sot një video në rrjetet sociale që tregon peizazhin e mahnitshëm të kësaj zone.
Në postimin e tij, Rama theksoi se Bjeshkët e Namuna “zgjohen çdo ditë me zhurmën e këmborëve dhe zërat e eksploruesve të maleve tona” dhe u uroi ndjekësve një javë të mbarë.