Kryeministri Edi Rama tha se brenda mandatit të 14 majit do të përfundojë dhënia e titujve të pronësisë mbi tokën.
‘Mandati i 14 majit duhet të jetë mandat që duhet ta përfundoj rrugën e gjatë të dhënies se pronësisë mbi tokën. Sa e sa njerëz na kanë votuar dhe se kanë certifikatën e tokës që punojnë akoma. Ju kemi vënë në fond ligjin bashkive për rastet e panumërta për ata që punojnë në tokat e tyre. Sa certifikata kemi dhënë qëkur ka dalë ligji. Kalimi i shërbimit të Kadastrës vetëm në e-Albania duhet të jetë fillimi i fundit të kësaj rruge. Deputetëve iu del shpirti nga ankesat për hipotekën sepse su japin certifikatë pronësie, s’kanë si të jenë të kënaqur me ne shqiptarët por për të mos u zgjatur, ata nga ne presin zgjidhje dhe ne duhet tua japim sa më parë. Nuk i kemi bërë mirë të gjitha, s’keni bërë aq pak gabime sa mendoni se kemi bërë, por . Sot e festojmë këtë ditëlindje në një kontestin e fitores së familjes sonë, dëshiroja të ndaja me ju se cilat janë arsyet kryesoret që jam krenar për Partinë Socialiste.’ -tha kryeministri Rama.