Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, i quajti terrorizëm politik deklaratat e kryeministrit Rama për ndalimin e financimeve nëse votohen kandidatët e opozitës. Boçi tha se nëse kryeministri vijon me këtë tendencë, do të përgjigjet në rrugë të tjera ligjore.
Ai renditi edhe disa nga problematikat që ka sot qyteti i Elbasanit, ku sipas tij, më shqetësuese mbetet infrastruktura rrugore.
Boçi: “Shqetësimi kryesor për Elbasanin mbeten rrugët. Rrugët janë të pashtruara. Në komuna, por edhe në periferi të Elbasanit rrugët janë të pashtruara, të pasistemuara. Problemi i ndriçimit, i përzierjes së ujërave të zeza me ujin e pijshëm, etj. Ka shumë probleme.
Në Elbasan ke një karakter tjetër të karakterit social. Nëse në qytet kërkojnë një park fëmijësh, në një komunë kjo gjë duket e paaritshme. Aq e paaritshme sa që duket se aty nuk ka pasur ndonjëherë pushtet vendor.
Dikush më tha që ajo që bën Rama që thotë se nuk jap fonde, është terrorizëm politik. Si do të zgjidhet kjo çështje. Së pari Rama ka detyrimin që të kthejë te qytetarët një pjesë të taksave të tyre.
Nëse kryeministri vijon me tendencën e tij, normal që ka edhe rrugë të tjera ligjore ku ai duhet të përgjigjet. Ishte ky kryeministër që në 2013 dilte si qaraman në studio televizive dhe thoshte që po hedhin baltë ndaj meje”./News24