Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke njoftuar shqiptarët se është gogol.
“MIRËMËNGJES dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa PS e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë,” shkruan Rama, duke postuar një foto.
Ajo që bie në sy është se në sfond shfaqet Fatos Nano, lideri historik i të majtës, i cili u largua nga pushteti duke lejuar rotacionin normal.
Por teksa Edi Rama shihet si lideri më autokratik dhe më i korruptuar që ka prodhuar tranzicioni shqiptar, postimi i fotos së Nanos ka nxitur debat në opinionin publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Rama po përpiqet që të retushojë imazhin e tij të nxirë.
“Rama në përpjekje për të retushuar imazhin e tij të nxirë, poston foton me Fatos Nanon në sfond,” shkruan Berisha.