Rama del me njoftimin e rëndësishëm

25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik kanë mbërritur në vendin tonë. Këtë lajm të mirë e ka përcjellë kryeministri Rama, ndërsa premton se objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit, do të arrihet në pjesën e parë të muajit.

Çdo ditë e më shumë, nga raportimet që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se kanë rënë ndjeshëm numri i rasteve aktive në të gjithë vendin.

Statusi

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK

Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit

#SkaKohëPërPushim”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *