Rama demonstron situatën në Fierzë me filxhan: Ja shesim energji më lirë se sa e blejmë

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar përse u shkarkuar Fierza, ndërkohë që më herët ka blerë energji me çmim më të shtrenjtë dhe e ka shitur më lirë.

Për ta shpjeguar Rama mori filxhanin duke thënë se baseni i HEC-it nuk mund të mbushej më shumë se sa lejohej pasi mund të shembej diga. Rrjedhimisht sipas tij, kur ka shumë prurje ose duhej derdhur uji duke hapur digat ose duhej shitur.

Për këtë arsye sipas tij është shitur energji me çmim të lirë në kohët me shi dhe është blerë më shtrenjtë në kohëra të thata.

“Pse ne shesim energji më lirë se sa e blejmë? Sepse e shesim kur ka shumë reshje dhe ka shumë prodhim dhe duhet që ose ta shesim dhe ose ta derdhim ujin, kurse kur e blejmë e gjithë zona ka nevojë për energji dhe është e thatësirë gjithandej”, tha Rama.

Burimi: Opinion

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *