Kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit u betuan te Presidenti Ilir Meta, në një ceremoni që nisi në oren 10:00. Pas ceremonisë, e cila zgjati shumë pak, Rama dhe ministrat dolën nga Presidenca, ndërsa iu drejtuan Kryeministrisë në këmbë. Sot do të mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë së re.
Rama dhe ministrat e tij, duke respektuar sinjalistikën, kanë pritur në semafor, ku më pas kanë kaluar edhe rrugën pranë Kuvendit dhe më pas u vendosën para shkallëve kryesore të Kryeministrisë për të bërë edhe foton zyrtare.
Qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin.
QEVERIA E RE
1) Zoti Edi Rama- Kryeministër;
2) Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5) Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7) Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17) Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
/Priza.al/