Rama dhe Varhelyi  vizitojnë “By Pass-in” e Vlorës: Presim që komisioneri zbulojë më shumë për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama bashkë me komisionerin për Zgjerim të BE-së Olivér Várhelyi, pasditen e sotme vizituan “By Pass-in” e Vlorës, i cili është financuar me fondet e Bashkimit Europian.

Rama dhe Varheleyi kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët. Kryeministri shqiptar u shpreh se sot është një ditë e bukur për vendin. Në fjalën e tij, Rama e vendosi theksin te nisja e procesit formal të negociatave me Bashkimin Europian në javën e ardhshme, ndërsa kërkoi nga komisioneri Varhelyi që të na zbulojë diçka më shumë nga mënyra sesi do të ecë rruga europiane e Ballkanit.

Deklarata e Ramës:

Ne rikthemi këtu me skuadrën e ARRAH-së, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me punonjësit që këtu vazhdojnë të merren me detaje jashtë trasesë së rrugës, procese të rikualifikimit urban dhe mjedisor.

Sot u bë e mundur që një mik i çmuar, përveçse Komisioneri i BE për Zgjerimin të vinte këtu, në pamundësi për të qenë me ne në 7 korrik, gjë që lidhej me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave sidomos në fundjavë. Sot është një ditë shumë e bukur këtu, është kënaqësi e jashtëzakonshme të ngjitesh e të shohësh këtë panoramë të mrekullueshme të Vlorës dhe gjirit të Vlorës. Por është edhe një ditë kur komisionieri mundet të na thotë diçka më shumë për atë që ne presim dhe që është fillimi formal i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Unë nuk dua të zgjatem në këtë pikë, gjërat i kemi thënë e stërthënë. Aktualisht Parlamenti i Maqedonisë së Veriut është mbledhur për të votuar propozimin francez, ndërkohë Shqipëria nuk ka asgjë për të bërë më shumë, sesa të presë e të shohim dritën jeshile të ndezur një orë e më parë.

 

Patjetër që do përsërisim se pavarësisht procesit formal të procesit ne do të vazhdojmë përditë me atë që duhet bërë çdo ditë që prej kohë kur negociatat duhet të ishin hapur. Patjetër ehe me punën e përbashkët me qeverinë holandeze për të siguruar që të kemi edhe propozime konkrete për në Samitin e madh të Pragës në tetor, lidhur me si mundet që Komiteti i ri politik Evropian të ecë me hapa konkretë që nuk e pengojnë procesin integrimit në BE, por e përfaqësojnë me veprime konkrete përfshirjen e Shqipërisë në gjirin e Europës së bashkuar. Siç ju premtuam ashtu edhe ju pritëm me diellin e Vlorës dhe ju falënderoj për gjithçka keni bërë deri më tani dhe që do vijoni të bëni me kokëfortësinë hungareze që ju karakterizon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *