Fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi së shpejti që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar për hapjen e një shkolle për biçikletat pranë Arenës Kombëtare.
“Mirëmëngjes dhe me hapësirën me të re publike në kryeqytet, ngjitur me Air Albania Stadium, ku do të hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”.
Gjatë tetë viteve të fundit Bashkia e Tiranës ka ndërtuar edhe një rrjet të tërë korsish biçikletash duke sjellë dhe rritjen e përdorimit të dyrrotakëve nga ana e qytetarëve si alternativë transporti.