Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka deklaruar se në rast se më 3 mars nuk do të veprojnë institucionet e vendit, atëherë do të veprojë revolucioni popullor, referuar edhe protestës së thirrur nga opozita.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi u shpreh se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, mes të cilave përmendi çmimin e naftës dhe dyfishimin e kostos së patentave.
Pjesë nga biseda në studio:
3 Marsi çfarë parashikohet të sjellë?
Kryemadhi: Unë nuk jam pjesë e grupit por zbatuese e urdhrave. Mbledhjet zhvillohen me qytetarët. Artikulimet tona kanë të bëjnë me “McGonigal”, por patjetër duhet në duhet të jemi në terren për të kuptuar qytetarët. Problemi më i madh që kemi është shpopullimi. Duhet t‘u japim shpresën dhe mundësinë që këtu ka të ardhmen por ‘mos e shiko veten të lidhur me Ramën’.
Opozitarizmi ka mënyrat e veta. Më shumë vlerë ka një postim në TikTok sesa një fjalim në 2 të natës që mban në Parlament që nuk e regjistron njeri. Përdorimi i rrjeteve social e ka një këndvështrim ndryshe. Mund të më censurosh në media, mund të japësh BigBrother dhe telenovela, nga ana tjetër ti shkon te njerëzit pasi secili ka një celular.
Personalisht nuk do më pëlqenin protesta ditë të shtunë dhe të diel. Mendoj se duhet të bëhen në ditë jave. Vërtet në fundjavë njerëzit janë më të lirë, por beteja nuk është te numri. Betejat duhet të bëhen në ditë jave, atëherë kur Rama firmos. Ai firmos ditë jave koncesionet dhe vjedhjet e shqiptarëve, jo në fundjavë. Mos harroni që ka dyfishuar pagesën e patentës. Asgjë nuk ka ndryshuar? Po, çmimi naftës
A besoni se Rama mund të largohet me protesta?
Kryemadhi: Rama është një diktator skizofrenik. Në raste të tilla këta janë njerëz që masakrojnë dhe familjarët e tyre për hir të pushtetit. E di që do të jetë e vështirë për ta lëvizur, por metodologjia nuk është problemi Rama po ata që e institucionalizojnë atë. Të paktën aq ndërgjegjeje profesionale e morale te ato institucione që kornizojnë funksionimin e një diktatori skizofrenik, do të japë efektet saj. Në të kundërt, revolucioni popullor do e bëjë. Se kur vjedh 30 mijë euro çdo ditë për inceneratorët dhe fut në burg një 84-vjeçare për një kotec, do të ketë efektin e saj dhe do të çoj njerëzit drejt një përplasje. Siç ndodhi dhe në rastin e IKMT-së. Nuk i hypi ruspës Dallëndyshja…, problemi është që nuk do e mbajë vetëm Dallëndyshja, por kush i del për zot asaj dhe atyre që godasin në emër të tyre. Kush i del për zot asaj?