Rama: Dikur 50% e plehrave mbeteshin rrugëve, sot mbledhim 90% të tyre

Kryeminstri Edi Rama, po zhvillon sot takimin me kryetarët e bashkive për menaxhimin e mbetjeve.

Gjatë fjalës së tij në takim, Rama tha se dikur 50% e plehrave mbeteshin rrugëve dhe ktheheshin në lëndë toksike mbi tokë, sot jemi në 90% të grumbullimit të tyre. Rama ka theksuar se edhe pse kemi një sasi të vogël mbetjesh, kjo gjë duhet trajtuar si një problem i madh. Më tej ai ka përmenduar edhe bashkitë më të mira në menaxhimin e mbetjeve duke cilësuar, Sarandën, Himarën, Cërrikun e shumë të tjera.

“Përshëndetje të gjithëve. Parafolësit i preken të gjithë pikat e kësaj çështjeje, prandaj do mundohem të jem sa më preciz. Ajo që vlen të përsëritet si fakt është kur mbetjet mbeteshin rrugëve dhe dëmtonin ajrin.

Faktikisht banorët e Kombinatit në Tiranë, apo banorët e Elbasanit e kujtojnë mjaft mirë se çfarë ndodhte me plehrat që ndotnin ajrin. Për fat të keq u ka mbetur në mendje edhe shumë njerëzve që jetojnë jashtë. Nëse 50% e plehrave mbeteshin rrugëve dhe ktheheshin në lëndë toksike mbi tokë, sot jemi në 90% të grumbullimit të tyre. Pavarsisht se kemi një sasi të vogël mbetjesh, duhet trajtuar si një problem i madh.

Dua të përmend Himarën si histori suksesi për menaxhimin e mbetjeve. Shembulli i Himarës është shembull suksesi, pasi ‘zgjimi nga gjumi’ i kryetarit të bashkisë, ku në çdo takim ka ngrenë “dru” e ka bërë atë të suksesshëm. Sot përmendim edhe Pogradecin si pasqyrë pastërtie. Kamza, Gjirokastra dhe Elbasani janë gjithashtu pasqyra pastërtie. Megjithatë të gjitha këto bashki nuk krahasohen dot me Cërrikun dhe Sarandën pasi janë disa hapa prapa. Cërriku ka ndërtuar një model për tu marrë shembull nga të gjithë. Saranda është bashki kampione në riciklim.

E di që jam bërë i bezdisshëm duke folur vetëm për bashkinë e Lezhës por, dua t’i them që duhet të fillojë riciklimin e mbetjeve në qytet dhe fshat. Kryetari i bashkisë nuk është këtu, por në Shkodër shohim se ka një përpjekje dhe ka një ndryshim në qasje pavarësisht se situata e pastërtisë në Shkodër është ku thërret qameti. Vullneti dhe dëshira për të vazhduar mbështetjen është e madhe për të bërë maksimumin. Dua të theksoj një fjalë të ambasadorit gjerman, ku tha se mos kujtoni se ne Gjermania e kemi arritur qëllimin tonë final për ekonominë qarkulluese falë riciklimit.

Nëse Gjermania nuk e ka arritur ne duhet ta mbyllim mbledhjen dhe duhet të dalim kokëulur deri këtu, sepse mund ta përfytyrojmë mbas kësaj fjalie sa shumë duhet të bëjmë. Jo për të arritur Gjermaninë. Se këtë nuk e kemi si ambicie gjatë këtij mandati se ka dhe siklete po të bëhesh si këta se të ikin fare buzëqeshja. Për tu ngjitur duhet akoma shumë punë”, deklaroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *