‘Rama do ikë’/ Berisha për protestën e 7 korrikut: Është e hapur për të gjithë shqiptarët!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një deklarartë për mediat tha se shqiptarët duhet t’i dalin zot fatit të tyre, ndaj dhe duhet të bashkohen në protestën e 7 korrikut.

Sakaq shtoi se Rama nuk ka ikur por do iki, pasi do të protestohet në sheshin më të madh ndaj qeverië.

“Sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në katër anët e vendit. Mbremë në një tryezë me drejtues, aktivistë personalitet të mirënjohur në këtë fushë, kryefjala e asaj tryeze, të paparë ndonjëhere ishte një dhe vetëm një, protestë, protestë. Qytetarët shqiptaë duke filluar nga interesi kombëtar, te shëndeti, vendi i punës ndiejnë se janë në rrezik të madh. Duhet t’i dalin zot vetes, të marrin në dorë fatin e tyre. Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët, më 7 korrik, në orën 7 të darkës”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *