Kryeministri i vendi është duke mbajtur një konferencë për mediat, në lidhje me administratën publike.
Rama pohoi se i gjithë shërbimi do kalojë online.
“Mjafton një telefon, të shkarkojnë aplikacionin e E-Albania. Do të tërheqim të gjithë letrat dhe printera tek gjendja civile. Në mënyrë që mos të ketë më certifikata të printuara.
7 milionë euro do kursehen, por edhe se është e padrejtë që t’i jepen certifikata të printuara. Nuk do ketë nevojë të dalin nga shtëpia.
Përfshi edhe famëkeqen hipotekë. Nuk ka më nevojë të hysh në kanalet e hipotekës, për të nxjerrë dokumentin. Sportelet kanë filluar të mbyllur. Godinat do humbasin funksionin e tyre”, tha Rama.