Kryeministri Edi Rama shkruan se sot ka nisur konsultimin me rektorët e Universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër, duke bërë krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Rama theksoi se do të punojë ngushtësisht që ta kthejnë mandatin tretë në fazën e një hopi të madh drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, duke bërë kështu që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.
‘Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë. Do të punojmë ngushtësisht sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri’, tha Rama.