Rama do të takohet me Stoltenberg, në qëndër të vëmendjes porti ushtarak Porto Romanos

Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të takohet me kreun e aleancës së NATO-s, Jens Stolteberg javën e ardhshme.

Takimi do të zhvillohet në Bruksel, më 13 korrik.

Pas takimit, kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në qendër të bisedës mes tyre pritet të jetë porti ushtarak i Porto Romanos, kur vetë kreu i qeverisë ka njoftuar për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit që do të jetë në Porto Romano.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *