Rama: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot në Londër

Në episodin e radhës në Podcast, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që të kthehen nga emigracioni dhe të investojnë në atdhe.

“Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot.

Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero.

Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh.

Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë.

Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë  unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale” tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *