Kryeministri Edi Rama në një forum për arsimin në Tiranë propozimi që duhet të ndërtohet një “NATO” si aleanca ushtarake, por këtë herë për të mbrojtur arsimin.
“Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit. Disa mund ta marrin si provokim. Pasi shikojmë se urrejtja dhe mos rënia dakord po shtohet gjithnjë e më shumë në të gjithë cepat e globit dhe bazohet në një sistem që e ushqen këtë.
Nëse do të mendonim për konfrontime të brezave të rinj, druaj që brezi ynë është më pak i përgatitur për t’i bërë ballë brezit tjetër, vlera që sfidohen tani, nga forca gjithnjë e më të forta. Ne duhet të vendosim si do ta trajtojmë të shkuarën dhe të ardhmen” tha ai.