Deputeti socialist Pandeli i Majko do të jetë në listën e hapur të Tiranës. Ai shprehet se “një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!”
“Firmosa dokumentet e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, PSSH, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit!
Jam i bindur, se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!
Bufi ushqehet me minj!…
Sot beteja më e rëndësishme është që Shqipërinë ta bëjmë një vend më të mirë!
Votoni shokët dhe shoqet e mija në Listën e Hapur! Unë, jam vetëm një prej tyre!
Beteja ime organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane!
Votoni Partinë Socialiste!
Do tja dalim, BASHKË!
Shqipëria e fëmijëve tanë, është e para!”, shkruan Majko.