Një ish-ministër britanik i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama pasi ai akuzoi Suella Braverman për ‘demonizimin’ e shqiptarëve që mbërrinin me gomone duke kaluar Kanalin.
Ish-ministri i Arsimit dhe Zyrës së Kabinetit, Brendan Clarke-Smith tha: “Unë nuk mendoj se është ksenofobike të duash një sistem të fortë, por të drejtë për emigrimin”.
Kryeministri i vendi Rama ka deklaruar më herët se Britania po bëhet një ‘çmendinë’ dhe akuzoi Sekretarin e Brendshëm për ‘gjetjen e kockave të kurbanit’ kur ‘politikat e dështuara’ janë fajtore për krizën e emigracionit, duke paralajmëruar se Britania duhet ta trajtojë vendin e tij me ‘respekt’ nëse dëshiron të nënshkruajnë një marrëveshje kthimi të shpejtë.
Kujtojmë se Rama po ashtu tha se ishte ‘çmenduri’ të fajësosh Shqipërinë për problemet e emigracionit dhe krimit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa shtoi se ishte ‘i neveritur’ nga gjuha e Sekretares së Brendshme.