Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Kavajë, së bashku me drejtuesin politik të qarkut të Tiranës Erion Veliaj kanë prezantuan për një mandat të dytë Redjan Kralin.
Gjatë fjalës së tij ai tha se kush voton Ilir Metën kthehet mbrapa.
‘Mu kujtua se si ishte hyrja e Kavajës kur morëm detyrën. Dukej realisht në atë kohë si hyrje në një vatër të dëshpërimit, të harresës, rrënimit. ishte e gjithë Kavaja. I kam para syve pamjet e Kavajës dhe e kam parasysh punën, projektet dhe përpjekjet për të nisur ndryshimin e madh. Këtu në Kavajë, ndryshe nga shumicën e bashkive, na ndodh që ky qytet të kthehet në duart e atyre që në 30 vjet që kur ka zgjedhje, s’kanë mundur të krijojnë një shembull të vetëm se dinë të kujdesen për një bashki, apo fshat.
Më kujtohet kur Kavaja u kthye në duar e tyre të vetmet probleme që kishim me Kavajën nuk ishte se si të bënim një kopsht më shumë, apo si të krijojmë diçka të re, por e kishin mendjen te lejet e dhëna në rërë, në kundërshtim me çdo sens të së bukurës. E vetmja gjë që mbaj mend kur e rimorën Kavajën ishte se si ky qytet të vihej në funksion të një grupi që vepronte si një bandë. Dua t’u them atyre që votojnë për ata. Po mirë mo keni një minimum ndjeshmërie në mos për vete, por për fëmijët tuaj. Ata kur e kishin Kavajën, e kanë degjeneruar. Le të më dalë njëri dhe të më tregojë një bashki dhe të thotë; jo e ke gabim. Shihni Shkodrën. Kush e bëri Shkodrën ashtu? Zoti?! Jo! Historia jo. Shkodrën e bëri ashtu, vetëm ata që ecin mbrapsht. Shkoni kthehuni në shtëpi duke ecur mbrapsh!’– tha Rama.
Rama vlerësoi kandidaturën e PS-së Redi Krajli, për të cilin tha se është një djalë punëtor dhe pa llafe.
‘Kur marr ankesa nga njerëzit unë nuk mërzitem me njerëzit por mërzitem me këta! Si t’ja bëjmë ne tani që më të mirë se Redi nuk kemi këtu. Është djalë punëtorë pa llafe shumë dhe pa hajdutëria! Bashkëpunojmë dhe bëjmë projekte të përbashkëta!’- u shpreh Rama.