Rama e ‘zbriti nga treni’ dhe e la jashtë partisë, Ditmir Bushati bën lëvizjen e radhës

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u la jashtë listës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo lëvizje u komentua edhe më herët nga Rama, i cili u shpreh se ai nuk e mat punën nga ligjëratat në Parlament, apo punën si ministër, por për atë çka pjesëtarët e PS i ofrojnë qytetarëve. Kryeministri theksoi se listat e kandidatëve hartohen nga drejtuesit e qarqeve, dhe se ai ka një vendimmarrje mjaft të vogël në përzgjedhjen e tyre. Teksa kjo çështje ishte lënë në harresë, Bushati hedh hapin e radhës.

Me anë të një postimi në rrjetin social, ish ministri i Jashtëm i qeverisë Rama, ka apeluar ndaj të rinjve për një takim në ‘insta-Live’ në orën 20:00, duke e quajtur si një takim në ‘sheshin publik’. Ditmir Bushati ka ftuar të rinjtë që takimin në ‘sheshin publik’ siç e quan ai, t’a realizojnë duke debatuar dhe folur për 25 prillin.

Statusi

Çuna e goca, sot në 20.00 takohemi te #SheshiPublik në InstaLive?.
25 prilli është moment i rëndësishëm për shoqërinë, por mbi të gjitha për ju. Unë jam i sigurtë që në chat-grupet tuaja, por jo vetëm, flisni, debatoni, përplasni ide dhe mbani qëndrime?️. Unë ju ftoj që shumë nga pyetjet dhe mendimet tuaja ti ndajmë bashkë tek #SheshiPublik?‍??‍?.
Shihemi në 20.00 ?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ditmir Bushati (@ditmir.bushati)

Ja çfarë ka thënë më herët Rama për Bushatin:

“Ditmir Bushati ka ardhur tek unë e më ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE, dhe unë i kam thënë po do të kesh mbështetjen time, ai ishte një nga kandidatët, i kemi dhënë të gjithë mbështetjen, duke qenë kryetar i OSBE e duhej të zgjidhej katërshja. Deri në fund e kam mbështetur, sepse përtej debateve mund të kem me të debat në një nivel konceptual, një sekretar i OSBE nga Shqipëria, shqiptar do të ishte kryevepër, unë kam mbështetur Ditmir Bushatin dhe Shqipërinë. Shokët e Ditmirit janë tek kufiri, sepse përveç punës si ministra kanë punuar, kanë mbjellë e kultivuar në terren me njerëzit përditë të korrurat e 25 prillit. Ndërsa Ditmir Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues Shkodrës ka zbritur nga treni, nuk është shfaqur në asnjë aktivitet. Unë s’kam asgjë me Ditmir Bushtin, ai thotë të vetat unë them të miat, ai duhej të kishte punuar tokën e të ishte si shokët e vet. Kështu që nuk është personale. Kush është lart duhet të rrijë poshtë çdo ditë, nuk e mas unë një lojtar të PS që është pjesë e lidershipit të PS. Prandaj Bushati nuk është në skuadër. Shpresoj ta kapi treni prap, në tren të hipën partia por nëse rrin apo zbret e vendos vetë”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *