Një incident i ka ndodhur kryeministrit Edi Rama në samitin e “Ballkanit të Hapur” në momentin kur ai pengohet tek shkallët por nuk është rrëzuar.
Në përfundim të fjalimit të tij teksa po largohej nga podium është penguar por e ka kaluar incidentin me sportivitet.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij foli për atë çfarë përfaqëson Ballkani i Hapur.
Ai nuk nguroi madje të ironizonte as krimet e luftës në Ballkën nga Serbia.
Teksa fliste nga foltorja ku përballë tij ndodhej i ulur Aleksandër Vuçiç, masakrat serbe, në Kosovë, Bosnje e më gjerë ai i përmblodhi me fjalët “ke vrarë këtë, atje ke therur atë.”
Gjithashtu Rama e konsideroi këtë proces si një “dasmë” ku vendet e Ballkanit janë “burri”, kurse BE-ja është “gruaja”.