‘Rama është i zhytur në krim dhe korrupsion’/ Sali Berisha: S’do të largohem kurrë nga Shqipëria, do të shumëfishoj..

Ish lideri Sali Berisha i ftuar në “Zonë e Lirë”, ka thënë se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria. Ai tha se nuk ekziston asnjë shkelje nga ana e tij. Ndër të tjera ai paralajmëroi PS-në që do të luftojë tre herë më shumë dhe do të shumëfishojë aktivitetin e tij si deputet.

S’më ka shkuar kurrë mendja të largohem nga ky vend. Nuk ekziston shkelja e ligjit. Më akuzuan për krime kundër njerëzimit, por ata s gjetën kurrë një provë kundër meje. Duke qenë se Edi Rama është i zhytur në krim, korrupsion mendon se mund të hedhë baltë mbi të gjithë. Unë nuk bëhem kurrë anti-amerikan, unë jam ky që jam dhe nuk ndryshoj dot. Do të shumëfishoj aktivitetin tim si deputet. Tre herë më shumë do të mbroj ato që kam bërë’, shprehet ish kryeministri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *