“Rama është nën hetim nga FBI”, Berisha thirrje kryeministrit: Largohu bashkë me kabinetin tënd të kalbur!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është nën hetim të plotë nga FBI, për skandalin e McGonigal.

Me anë të një postimi në rrjete sociale,  Berisha tha se Rama akuzohet për korruptimin e McGonigal përmes Agron Nezës. Më tej, ai shprehu bindjen se kryeministrin nuk e mbron dot më askush dhe i bëri thirrje Ramës që të japë dorëheqje.

“Edi Rama është në hetim të plotë nga FBI për korruptimin e McGonigal nga Rama-Neza. Atë nuk e mbron dot më askush! Të dashur miq, të gjithë ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është në hetim, mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt! Dhe njëherë i bëj thirrje Edi Ramës, largohu! Jep dorëheqjen bashkë me kabinetin tënd të kalbur”, shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *