Nga takimi me sipmatizantët e PD-së, kryedemokrati Sali Berisha është ndjerë në siklet nga fjala e një demokrati.
Gjatë fjalës së tij, simpatiazanti i tha Berishës, se Ramës ia ka dhënë ai fuqinë që të zgjedhë ministra dhe deputetë, falë ndryshimeve në Kushtetutë në vitin 2008. Gjithashtu ai kritikoi Berishën për mos shpalljen të paligjshme Partinë e Punës.
“Unë jam një votues dhe simpatizant i juaji zoti Berisha. Jetoj në Itali dhe Tiranë, por pas ardhjes së PS-së në Tiranë, kam bërë një vit burg për një ndërtim pa leje.
Unë kam problem me atë që votoj, se më atë që votoj skam punë. Iu kam thënë këtyre që e votojnë, votojeni matrapikun, se si matrapiku i them atij pallës së gjatë, sepse si matrapiku ai vetëm di të prishë dhe jo të ndërtojë.
Rama ëri thirrje emigrantëve që të investojnë në Shqipëri, unë erdha dhe investova, por ai më futi në burg, për këtë ke shkruajtur edhe ti.
Atë matrapikun e kam peshqesh nga ty, nga ndryshimet e Kushtetutës në 2008, pasi i dhe fuqi dhe e bëre sekretarë të parë, që të caktojë kë të dojë deputet dhe ministër. Dhe nga ai kapedani Ilir Meta, pasi e kam nip Tomorrice, u bashkua me atë dhe e bëri kryeministër, më pasi ai ia shpërbleu dhe e bëri kryeministër.
Doktor, unë jam gjithmonë me ty, por kritika duhet, sepse ti në 92 e more qeveinë me 96 deputetë dhe vetë ishe President dhe e kisshe në dorë që Partinë e Punës ta hiqje me Ligj.
Ju kam ndjekur në çdo hap, ju ishit brenda në Parlament, pse dolët?”, tha qytetari.