Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fjalimit të tij në Komsionin Europian për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt.
Në një deklaratë për mediat, Rama tha se anëtarët e Komisionit u ndien të fyer nga fjalimi tij pasi u raportua e vërteta mbi këtë raport.
Sakaq theksoi se e vërteta e Kosovës nuk mund të fshihet dhe nuk mund të humbë, ndonëse reagimet mund të jenë të hidhura.
“Është normale që si fillim të më fajësojnë mua se pse shokohen dhe jo arsyen që më solli mua këtu dhe historinë që është vërtet shokuese. Gjëja është më e rëndë se ata mendojnë. Ata u ndjenë të fyer në punën e tyre. Unë nuk erdha këtu as për t’i fyer dhe për të vënë në dyshim qëllimin e tyre të mirë. Unë jam i bindur se do të shkojë në vendin e duhur çdo gjë. E vërteta e Kosovës nuk mund të fshihet dhe nuk mund të humbë. Unë nuk nisem nga këto reagime kur bëhet fjalë për të thënë të vërtetat. E vërteta dhëmb por shëron. Edhe ilaçet të hidhura janë por në fakt shërojnë. E vërteta është e zbardhur, nuk ka as një provë, asnjë fakt që të tregojë se ka pasur trafik organesh. Këta duhet të vënë në vend nderin e tyre dhe jo nderin tonë. Nderi jonë është në vend dhe nuk e luan as topi”, tha ai.