Deputeti i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me fjalimin që kryeministri Edi Rama ka mbajtur në Këshillin e Europës kundër raportit të Dick Martyt.
Hoti në ‘Facebook’ shkruan se Shqipëria do të jetë zëri i Kosovës deri sa kjo e fundit të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë.
Postimi i plotë:
Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës.
Derisa Kosova ?? të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria ?? mbetet zëri ynë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.