Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka folur italisht në konferencë për mediat me kryeministren italiane Meloni.
Rama e nis fjalimin e tij italisht duke thënë “Buongiorno, flasim italisht sepse këtu jemi në territor italian. Mirësevini të gjithë. Më lejoni të shpreh kënaqësinë tju shoh këtu shëndosh e mirë, në këtë zonë që sipas një gazeta italiane zemra, thelbi i kriminalitetit shqiptar, është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore.”
Më tej ai thekson se nuk ekzistojnë premisat për të folur për mafie shqiptare.
“Prokuroria po merret me zbulimin e këtyre planeve po merremi së bashku me prokurorinë dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston në këtë zonë apo zona të tjera të Shqipërisë, ku sigurisht ka grupe kriminale”, tha Rama.