Kryeministri Rama është i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Opinion’. Ai ka folur për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, si dhe për rastin e Maqellarës dhe bllokimin e një makine me lekë.
Rama nuk i kurseu akuzat për PD-në, ndërsa tha se kjo parti i ka larë duart me gjak.
“Kanë vrarë një njeri, kanë plagosur një punonjëse policie, me pretendimin se po blihej vota. Kjo skenë, e gjithë kjo është një tjetër arsye se pse shqiptarët në 25 prill duhet të votojnë masivisht për PS. Kjo është skenë e tmerrshme. Këtu fatmirësisht nuk ka viktima (Në Maqellarë). Preshi po, e sqaron policia dhe prokuroria, jo këta. Që bëjnë Shqipërinë të duket si një vend që kanë ardhur ‘hutut’ zulutë’. Këto skena Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë.
Po rikthehen nga PD. Unë po përgjigjem. Ku i njeh ti ata njerëz që kanë qenë në makinë. Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji që vazhdon për të ndotur maksimalisht procesin dhe PS. Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak. I kanë marrë jetën një njeriu dhe kanë plagosur një punonjëse policie. Ftoj qytetarët nëse skena, nëse grupi paramilitarë do të ishte i PS dhe Balla do të mbante fjalim para viktimës. Sapo policia është lajmëruar ka shkuar në vendin e ngjarjes, për Dibrën. Personat janë ndaluar dhe janë në prokurori. Gjyqin ia bën drejtësia.”, tha Rama.