Rama flet për reformën në Akademinë e Shkencave: Kur u arrit dhe depolitizimi i Skënder Gjinushit, e ardhmja është e sigurt!

Kryeministri Rama ka qenë sot i pranishëm në Akademinë e Shkencave, ku janë pranuar 17 anëtarët e rinj të jashtëm të këtij institucioni. Kreu i qeverisë e ka cilësuar si të suksesshme Reformën në Akademinë e Shkencave ku ka vlerësuar rolin e drejtuesit Skënder Gjinushin, ky tha se në një kohë të shkurtë ka arritur që t’a shpëtojë nga ‘alergjia’ e tij për Akademinë e Shkencave. Rama tha se Reforma në vitin 2019 bëri që të ketë një kapërcim real mes dy epokash për më të lartin kërkim shkencor shqiptar.

Kreu i qeverisë nënvizoi se do të kërkojë ndihmën e Akademisë së Shkencave për ligjin e ri të medaljeve, i cili do të afrojë edhe më shumë me botën ku mbizotëron racionaliteti dhe jo iracionalitetit.

“I dashur Skëndër modestisht më lejo të komplimentoj për këtë takim që sipas meje është edhe një ngjarje më në fund për tu shënuar në jetën e gjatë dhe me plot tatëpjeta dhe të përpjeta të kësja Akademie. Në një habitat që të rri më së miri pas trupi si një kostum i qepur për merak, të jam mirënjohës për faktin se në një kohë të shkurtër arrite të më shpëtosh edhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave. Ju e dini që nuk është sekret që Akademia e Shkencave dhe unë s’kemi pasur një marrëdhënie të mira, më vjen mirë që të rikthehem në sallën e ta paharrueshmit Aleks Buda. Më lejoni të kujtoj se Rexhep Qosja ka shkruar diku vetëm budallenjve nuk u dhemb asgjë dhe ndaj është mirë që njerëve tu dhëmbë diçka, ndaj fjalët e mia u kanë dhembur disave.

Edhe mua më ka dhënë më shumë gjendja në të cilën e kam gjetur Akademinë e Shkencave kur kam marrë këtë detyrë dhe sot e them me plot bindjen se Reforma në vitin 2019 bën që të jemi në një kapërcim real mes dy epokash për më të lartin e kërkimit shkencor shqiptar. Jemi mes një hapi të shitur përfundimisht nga bataku dhe një këmbë që po prek ngadalë një breg të sigurt nga ku mund të nisë një turravrap i ri për akademinë e shkencave. Jam shumë i gëzuar që sot të jem këtu pa asnjë ekzagjërim dhe po ashtu sot jam i kënaqur se nëse do të rikthehesha në kohë nuk do të gjeja më aktual një konstatim në vitin 2017, për një inerci që ishte inerecia e vazhdueshme, që ishte shndërruar në burim pezmatimi permament, nuk është ende aty ku duhet të jetë por sot është një institucion të paktën i zakonshëm. Ligji i ri produkt i një pune të përbashkët, merita i takon kësaj skuadre akademikësh. Parashikohen 20 kompetenca direkte. Janë tre projekte të mëdha albanologjike që levrohen pas një boshllëku të gjatë. Do të rritet bashkëveprimi mes akademisë dhe qeverisë si dhe mbështetjen financiare nga qeveria.

Sot pranimi i 17 anëtarëve të jashtëm, hulumtimi në shkenca të reja, ngritja e qendrës së botimeve enciklopedime janë një arsye për të mos e pritur 50 vjetorin e këtij institucioni me kokën ulur. Po i kërkoj ndihmë profesorëve për ligjin e ri të medaljeve që është i domosdoshëm për të integruar Shqipërinë në botën ku mbizotëron racionaliteti, dhe jo vetëm për ligjin e ri të medaljeve por edhe për të tjera punë që kjo akademi sot është e gatshme për ti marrë për sipër”, tha Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *