Kryeministri Edi Rama njofton se dhe 56.160 vaksina Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri.
Kreu i Qeverisë nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thekson se numri i përgjithshëm i vaksinave të mbërritura në vend është 1/755.570. Ai i bën thirrje të gjithë qytetarëve të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit, duke mbrojtur kështu shëndetin dhe jetën.
Postimi i plotë
Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.
Mbroni shëndetin dhe jetën
***1,248,205 vaksinime të kryera deri tani#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh
#SkaKohëPërPushim
/Priza.al/