Në Ditën Ndërkombëtare të Maleve të Pastra, Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët të bashkohen në iniciativën “10 parqe në 10 ditë”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Rama ka theksuar se kjo nismë është një mundësi për të kontribuar në pastrimin e zonave të mbrojtura.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “10 parqe në 10 ditë” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si një kontribut i gjithësecilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, e sigurisht për të shijuar dhe promovuar edhe më tej Shqipërinë tonë nga Alpet e veriut deri në Llogara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.