Kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ai ndau një video ku shfaqej Armela Murati, pilotja e parë shqiptare.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën që ashtu si pilotja e parë shqiptare, Armela Murati që u bë pjesë e Forcave të Armatosura duke ndjekur kursin e pilotit, të vijoni aplikimin për mundësitë e shumta të karrierës brenda FA, në https://www.mod.gov.al/rekrutim/, ju uroj një ditë të mbarë.”– shkroi kreu i qeverisë.