Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka ftuar vendet e rajonit ti bashkohen “Open Ballkan”.
Pas Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës, Rama ka ftuar edhe dy vendet lidere të rajonit ti bashkohen nismës së Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Do them disa fjalë për Ballkanin, për të ardhmen. Kthejeni nga të doni këtë rajon dhe do të gjeni benzinë për ndezjen e ndasive. Por ne e kemi kuptuar që mënyra për të ecur përpara është t’ia dalim sëbashku. Një sipërmarrje të përbashkët si pjesë e një kuadri të përbashkët. Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë dhe Serbinë për Open Balkan. Një platformë për Ballkanin, për Malin e Zi, Kosovë, Bosnjën, Turqinë por edhe për Greqinë. Të lëmë pas të shkuarën dhe të gjejmë arsye të mira për të zgjedhur mosmarrëveshje”, tha Rama.