Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamjet nga plazhi publik në Vlorë ku është duke u sistemuar e gjithë hapësira.
Sipas kryeministrit, edhe çadrat janë falas, kështu që pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë në maksimum bregdetin.
“Mirëmëngjes, dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kreu i qeverisë.