Kryeministri Edi Rama ka përshkruar hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Europian si një ditë të paharrueshme.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se Shqipëria u ul me dinjitet në tryezën e bisedimeve në Luksemburg.
Rama shprehu besimin se deri në vitin 2030, Shqipëria do të ngrejë flamujt e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel. Ai e cilësoi këtë moment si një njohje të arritjeve të vendit pas shumë vitesh përpjekjesh.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar❤️”, shkruan Rama.