Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin holandez, Mark Rutte, ka falënderuar Holandën për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë.
Gjithashtu Rama tha se u desh kohë që të kuptonte se çfarë kërkonte Holanda, por ajo ishte serioze në kritikat e saj.
“Është një dhuratë e vërtetë të jesh këtu. Pres edhe darkën me Mark për ditëlindjen time. Ai është më i ri por ka më shumë përvojë. Mendova se theva fjalimin e mundshëm më të shkurtër në samitin e NATO. Mark tha fjalë për fjalë atë që duhet të thoja për Ukrainën. U bëra xheloz që fjalimin që duhet ta bëja unë e bëri ai.
Dua të shpreh mirënjohjen e vërtetë për Holandën. Për kombinimin e qëndrimit të tyre të rreptë që ishte nervozues njëfarë kohe derisa e kuptuam çfarë ishte. Përmes një programi të quajtur matra që ka bërë ndryshimin në çuarjen përpara të reformës në drejtësi. Kuptuam që Holanda ishte serioze për kriticizmin e saj. Nga ana tjetër falë këtij raporti ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri. Kemi Shell”, tha Rama.