Kuvendi ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë deputetët e PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Vendimi erdhi pas përplasjes në seancën plenare mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për Vlerësimin vendosi të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së duke përjashtuar 10 ditë deputetët me arsyetimin se shkelën etikën.
Në shkresën e socialistëve thuhet se dy deputetët shkuan të dehur dhe përdorën gjuhë të rëndë fyese në Kuvend.