Rama i befason me gjestin e veçantë në takimin elektoral në Tiranë

Rama iu dedikua të rinjve në Tiranë, ku zhvilloi një takim elektoral në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Nga foltorja e improvizuar në një hapësirë të gjelbër në Laprakë, kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se sfida e tyre e madhe është kundër atyre që janë bashkë (PD-LSI), që sipas tij, duan t’i mbajnë të përçarë. Mes të tjerash ai promovoi dhe prodhimet “Made in Albania”, siç ishin dy aletet që ai mbante në duar, me logon e PS-së. Kryeministri Edi Rama tha se ky vend do të bëhet me hapa të sigurtë, edhe pse rruga do të jetë më e gjatë.

“Jam këtu për tu thënë se kjo botë është e atyre që dhe kur rrëzohesh, ringrihen dhe vazhdojnë të ngjiten. Kjo botë nuk ka qenë kurrë e atyre që gjejnë rrugën më të shkurt, si na mëson populli “rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë”.

Shqiptarët e provuan se kur donin ti binin shkurt me Haxhi Qamilin apo me Suden, i ra më gjatë. Kjo që ofrojmë ne është rruga e gjatë, por është ajo që na çon në majë. Kur ata janë në pushtet, Shqipëria kthehet në plaçkë dhe shqiptarët mish për top”, tha Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *