Rama “i dha dritën jeshile” legalizimit të kanabisit, Berisha: Alarmante, po ‘kultivon’ krim!

Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedimit online me shqiptarët e Diasporës, ku dhe ka komentuar lejen nga ana e kryeministrit Rama për legalizimin e kanabisit.

Berisha tha se kjo është një nisëm alarmante, pasi sipas tij Rama është duke legalizuar krimin në vend.

“Droga është krim, krim dhe vetëm krim. Cilido vend që legalizon drogën, nuk bën gjë tjetër veçse legalizon në një mënyrë apo tjetrën krimin që sjell ajo. Në Shqipëri kanabisi që u mboll në vitin 2015 masivisht, krijoi miliarda euro dhe bëri që trafikantët shqiptarë të pushtojnë me ato para tregun e kokainës në vende te Amerikës Latine, dhe Shqipëria të bëhet jo vetëm prodhues kryesor i kanabisit në kontinent por dhe një hap ndër më kryesorët, i kokainës dhe drogave të tjera”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *