“Rama i ka falur plazhin publik për 30 vite”, Shehaj: Ja kush fshihet pas kompanisë së Xhaçkës që ka “grabitur” tokën në Himarë

Deputeti, Agron Shehaj gjatë seancës plenare këtë të enjte ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka.

Shehaj tha se Rama i ka falur pronën publike për 30 vite në Himarë, familjes së Xhaçkës. Sipas, Shehajt kompania e krijuar me emrin ‘AGTÇ Management’ është në pronësi të një shtetase amerikane, e cila rezulton të jetë bashkëjetuesja e vëllait të ministres dhe nuk posedon asnjë kapital financiar përveç këtij raporti familjar.

“Të bësh interpelancë për vjedhje në këtë qeveri duket absurde. Çdo koncesion një krim, çdo ligj një favor, çdo tender një grabitje. Xhaçka, Rama marrin përfitime për veten e tyre. Afera për të cilën flasim sot është e paprecedentë. Një qeveri mblidhet dhe merr vendim për favore publike ndaj një politikani. A e dinte Rama që po i falte plazhin publik për 30 vite ministres së punëve të jashtme.

Rama i dha statusi e investitorit strategjik familjes së Xhaçkës përmes bashkëshortit të ministres.

Për të mashtruar ligjin familja ministrore krijon një kompani me emër të ngjashëm, jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi të ngushtë. Pronarja e kësaj kompanie në letra është një shtetase amerikane, 31 vjeç. Kapitali i saj bashkëjetesa me vëllain e Xhaçkës. A mund ta mbaj postin ministrja pas kësaj?”, tha Shehaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *