Pedagogu i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Lush Susaj i ka bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre.
Gjatë fjalës së tij në protestë, Susaj ka përmendur thirrjet që ‘Rilindasit’ shkruanin: T’i duam shqiptarët më shumë se partitë, duke shtuar se ne i duam më shumë shqiptarët sesa partitë. Më tej, përsa i përket vettingut të tyre, pedagogu tha se nuk kemi frikë pasi në jemi njërëz me duar të pastra dhe nuk i kemi marrë asnjë qind lekë shtetit shqiptar.
“Protestojmë dhe kemi dalë në një protestë, për të kthyer këtë rritje page në më shumë kohë për studentët e Shqipërisë. Që mos të kenë nevojë që të ikin nga vendi, sikur të jemi në një luftë civile. Ti bashkohemi kësaj proteste të bukur, për t’i kthyer faqen e bardhë Shqipërisë. Rilindasit patën shkruar që; t’i duam shqiptarët më shumë se partitë. Dhe ne duam më shumë shqiptarët se partitë. Mos u merrni me jetët tona, pasi ne vijmë nga familje që i kanë dhënë shumë Shqipërisë. Zoti Kryeministër, të gjitha mediave, agjencive lizgjbautes, e bëni vettinug, botojeni dhe publikoni por, ne jemi me njerëz me duar të pastra. Asnjë qind lekë të vjetra si kemi marrë kujt, as shtetit shqiptar. Ndaj jemi këtu dhe s’do të tërhiqemi nga kërkesat tona”, tha pedagogu Susaj.