“Rama i kërkoi të flinin gjumë më 14 maj” Meta: Demokratët nga Kavaja dhe gjithë Shqipëria mezi e presin këtë ditë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu përgjigj nga Korça deklaratave të bëra nga kreu i qeverisë Edi Rama në Kavajë që demokratët të flenë gjumë në datë 14 Maj. Meta tha se demokratët nga Kavaja dhe gjithë Shqipëria mesi e presin këtë ditë dhe ndryshimi do të jetë i padiskutueshëm.

“Edi Rama vetëm një orë bënte thirrje demokratëve nga Kavajë që ditën e diel të flinin gjumë. Demokratët nga Kavaja dhe gjithë Shqipëria kanë katër vjet që mezi e presin këtë ditë.

Ndryshimi është i padiskutueshëm nga Tropoja dhe Kukësi deri në Sarandë dhe Konispol. Korça ka privilegjin të jetë kryezonja e ndryshimit” – tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *